Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për në Zvicër të martën në mbrëmje.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se vendimi për t'u kthyer është marrë pas ngritjes, kur ekuipazhi në bordin e Air Force One kishte identifikuar "një problem të vogël elektrik" dhe, për shkak të kujdesit, kishte vendosur të kthehej.
Një gazetar në bord ka thënë se dritat në kabinën e shtypit të avionit ishin fikur pak pas ngritjes, por atyre nuk u ishte dhënë ndonjë shpjegim.
Rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit, gazetarëve u ishte thënë se avioni do të kthehej.
Trumpi më pas është nisur me një avion tjetër drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku do të mbajë edhe fjalim.