Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Belgjika do të vendosë sistem mbrojtjeje ajrore në portin e Antwerpit

Belgjika

Belgjika po përgatitet të vendosë një sistem mbrojtjeje ajrore në portin e Antwerpit për t’iu kundërvënë kërcënimit në rritje nga dronët ndaj infrastrukturës kritike, ka thënë të enjten një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes të vendit.

Belgjika vitin e kaluar është përballur me një seri ndërhyrjesh me dronë që detyruan mbyllje të përkohshme në aeroportet belge dhe në bazën ajrore ushtarake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamje të shumta dronësh janë raportuar gjithashtu mbi portin e Antwerpit, si dhe mbi termocentralet bërthamore, kompleksin kimik BASF dhe terminalin e kontejnerëve Europa, duke ngritur alarm mbi cenueshmërinë e vendeve kryesore industriale dhe energjetike, shkruan Reuters.

Zëdhënësi nuk ka pranuar të jepë detaje specifike mbi planet e raportuara fillimisht nga media belge, duke përmendur si arsye sigurinë operacionale, por ka shtuar se sistemi do të vendoset së shpejti.

“Një sistem mbrojtjeje ajrore po vjen në portin e Antwerpit. Është një lloj NASAMS”, ka thënë kryebashkiaku i Antëerpit, Bart De Wever, në një aktivitet të mërkurën në portin e Antwerpit-Bruges, sipas gazetës “Gazet van AntwAerpen”.

Sistemi NASAMS është projektuar për t’u mbrojtur nga dronë, avionë luftarakë dhe kërcënime të tjera ajrore me rreze të shkurtër veprimi.