Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania ndalon një cisternë të flotës së fshehtë ruse në Kanalin Anglez

kanali anglez

Forcat e armatosura britanike kanë ndaluar një cisternë nafte të lidhur me të ashtuquajturën “flotë e fshehtë” ruse në orët e para të së dielës në Kanalin Anglez, ka njoftuar kryeministri britanik Keir Starmer.

Operacioni, i cili zgjati gjashtë orë ka përfshirë forcat ushtarake të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një deklarate të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, anija cisternë Smyrtos do të mbahet nën kontroll dhe monitorim pranë bregdetit jugor të Anglisë ndërsa vazhdojnë hetimet.

“Kjo ndërhyrje e suksesshme i jep një goditje tjetër Rusisë dhe u kujton atyre që financojnë luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë se nuk do t’i lejojmë të fshihen”, tha Starmer.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Dan Jarvis, deklaroi se Rusia mbështetet te flota e saj e fshehtë për të financuar luftën në Ukrainë dhe se ndalimi i cisternës përbën një goditje ndaj përpjekjeve të Kremlinit për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Operacioni u mbështet gjithashtu nga avionë të Grupit Ajror Detar, një avion patrullues Boeing P-8 Poseidon i RAF-it, si dhe anijet luftarake HMS Sutherland dhe HMS Ledbury.

Sipas autoriteteve britanike, Rusia ka krijuar një rrjet prej më shumë se 700 cisternash me struktura pronësie të paqarta për të shmangur sanksionet e vendosura ndaj eksporteve të saj të naftës. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se kjo “flotë e fshehtë” transporton rreth 75 për qind të naftës ruse që i nënshtrohet sanksioneve, duke siguruar një burim jetik të ardhurash për Kremlinin.