Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bullgaria e Rumania hyjnë në Schengen

Schengen

Bullgaria dhe Rumania kanë hyrë në zonën Schengen nga 1 janari 2025.

Që nga sot më s’do të ketë kontrolle kur kalohet kufiri në mes të Bullgarisë ose Rumanisë dhe çdo shteti tjetër të zonës Schengen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrollet kufitare për udhëtimet nga ajri dhe deti ishin larguar në mars.

Deri tash bullgarëve dhe rumunëve s’u lejohej udhëtimi lirshëm në shtetet tjera të Schengenit përmes kufijve tokësorë.

Zona Schengen tani është zgjeruar në 28 shtete.

Kontrollet në kufijtë tokësorë në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut ishin hequr të parat më 1985. Schengeni tani i ka në zonë 25 prej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë e Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja s’janë në Schengen.