Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ka thënë se burrat ukrainas të moshës 18 deri në 22 vjeç tani lejohen të kalojnë kufirin lirisht në të dy drejtimet sipas gjendjes ushtarake.
Rregulloret e mëparshme të hyra në fuqi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 ndalonin burrat e moshës 18-60 vjeç të largoheshin nga vendi, raporton Reuters.
"Kjo vlen për të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe. Vendimi ka të bëjë edhe me qytetarët që, për arsye të ndryshme, ndodhen jashtë Ukrainës", ka shkruar Svyrydenko në Telegram, duke iu referuar një dekreti qeveritar.
"Ne duam që ukrainasit të mbajnë një maksimum lidhjesh me Ukrainën. Ndryshimet hyjnë në fuqi një ditë pas publikimit zyrtar”, ka thënë Svyrydenko.