Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CIA, po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran, kanë thënë për CNN disa persona të njohur me planin.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka qenë në diskutime aktive me grupe opozitare iraniane dhe me liderë kurdë në Irak për t’u ofruar atyre mbështetje ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupet e armatosura kurde iraniane kanë mijëra luftëtarë që veprojnë përgjatë kufirit Irak–Iran, kryesisht në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Disa prej këtyre grupeve kanë publikuar deklarata që nga fillimi i luftës, duke u bërë thirrje forcave ushtarake iraniane të dezertojnë.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka ndërmarrë sulme ndaj grupeve kurde dhe ka njoftuar të martën se ka goditur forcat kurde me dhjetëra dronë.
Po të martën, presidenti Trump ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Partisë Demokratike të Kurdistanit të Iranit (KDPI), Mustafa Hijri. KDPI ishte një nga grupet e shënjestruara nga IRGC-ja.
Forcat opozitare kurde iraniane pritet të marrin pjesë në një operacion tokësor në Iranin perëndimor në ditët në vijim, ka thënë zyrtari i lartë kurd për CNN.
“Besojmë se tani kemi një mundësi të madhe”, ka thënë burimi, duke shpjeguar kohën e operacionit. Ai ka shtuar se milicitë presin mbështetje nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Trumpi gjithashtu ka telefonuar liderët kurdë të Irakut të dielën për të diskutuar operacionin ushtarak amerikan në Iran dhe mënyrat e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe kurdëve gjatë zhvillimit të misionit.
Çdo përpjekje për të armatosur grupet kurde iraniane do të kërkonte mbështetjen e kurdëve të Irakut, për të lejuar kalimin e armëve dhe përdorimin e Kurdistanit të Irakut si bazë nisjeje.
Një person i njohur me diskutimet ka thënë se ideja është që forcat e armatosura kurde të përballen me forcat iraniane të sigurisë dhe t’i mbajnë të angazhuara, në mënyrë që iranianët e paarmatosur në qytetet e mëdha të mund të dalin në protesta pa u masakruar, siç ndodhi gjatë trazirave në janar.
Një tjetër zyrtar amerikan ka thënë se kurdët mund të ndihmojnë në krijimin e kaosit në rajon dhe në shpërndarjen e burimeve ushtarake të regjimit iranian. Ide të tjera kanë përfshirë mundësinë që kurdët të marrin dhe të mbajnë territor në veri të Iranit, duke krijuar një zonë tampon për Izraelin.