Të gjitha udhëtimet e refugjatëve për në SHBA janë ndaluar nga Departamenti i Shtetit e po ashtu edhe përpunimi i kërkesave të refugjatëve, sipas udhëzimeve të brendshme të siguruara nga CBS News.
Zyrtarët thuhet se janë udhëzuar të ndalojnë procesin e referimit të refugjatëve jashtë shtetit dhe të ndalojnë një program të administratës së Bidenit që lejon qytetarët privatë amerikanë të sponsorizojnë refugjatët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja nuk prek aktualisht mbajtësit e Vizave Speciale Emigruese, të cilët kanë ndihmuar forcat ushtarake amerikane, thuhet në udhëzim.
Të hënën, ditën kur presidenti Trump është betuar për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon Programin e pranimit të refugjatëve të SHBA-së (USRAP), duke thënë se Amerikës "i mungon aftësia për të absorbuar një numër të madh emigrantësh, dhe në veçanti, refugjatë, në komunitetet e saj, në një mënyrë që nuk rrezikon disponueshmërinë e burimeve për amerikanët”.
“Rregulli ndalon USRAP derisa hyrja e mëtejshme në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve të përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara", thotë urdhri.