Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig

Leipzig

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një veturë u fut në një turmë njerëzish në qytetin lindor gjerman të Leipzigut të hënën pasdite, njoftuan autoritetet lokale.

Kryetari i Bashkisë së Leipzigut, Burkhard Jung, tha se autori i dyshuar, të cilin autoritetet e kanë konfirmuar se është shtetas gjerman 33-vjeçar, është arrestuar. Jung shtoi se autoritetet ende nuk e kanë të qartë motivin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia konfirmoi se një veturë ka goditur disa persona në zonën qendrore të “Grimmaische Straße” përpara se të largohej. Autoritetet thanë se 22 persona janë plagosur, përfshirë tre të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Michael Kretschmer, kreu i landit të Saxonys, pjesë e të cilit është Leipzigu, tha se i dyshuari më parë ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Një person ka drejtuar veturën me shpejtë të lartë në një zonë tregtare. Aktualisht kemi dy viktima, tre të plagosur rëndë dhe shumë të tjerë që janë lënduar”, tha Jung.

Autoritetet konfirmuan se viktimat janë një grua 63-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar, të dy shtetas gjermanë.