Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja

OBSH

Një shpërthim i Ebolas, që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 131 personave në Republikën Demokratike të Kongos,  mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar fillimisht, ka paralajmëruar një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

Doktoresha Anne Ancia i ka thënë BBC-së se sa më shumë që agjencia po heton, aq më tepër po bëhet e qartë se rastet janë shpërndarë edhe në zonat tjera. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët kanë thënë se më tepër se 513 raste të dyshuara janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos deri të martën, ndërsa një person ka vdekur në Ugandën fqinje. 

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, që e ka shpallur këtë shpërthim një emergjencë ndërkombëtare javën e kaluar, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar lidhur me shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë”. 

Ka frikë se shpërthimi mund të ketë nisur për disa javë, para se të zbulohej rasti i parë më 24 prill. 
 

Lexo përditësimet tjera
Ebola

131 vdekje e 513 raste të dyshuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

Të paktën 131 persona kanë humbur jetën e janë raportuar mbi 500 raste të dyshuara në...