Miliona dokumente që lidhen me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, sugjerojnë ekzistencën e një “ndërmarrjeje kriminale globale” që ka kryer veprime që përmbushin pragun ligjor të krimeve kundër njerëzimit, sipas një paneli ekspertësh të pavarur të emëruar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara.
Ekspertët kanë thënë se krimet e përshkruara në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së janë kryer në një kontekst besimesh supremaciste, racizmi, korrupsioni dhe mizogjinie ekstreme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, krimet tregojnë një komercializim dhe çnjerëzim të grave dhe vajzave.
“Shkalla, natyra, karakteri sistematik dhe shtrirja ndërkombëtare e këtyre mizorive kundër grave dhe vajzave janë aq të rënda, sa një numër prej tyre mund të përmbushin në mënyrë të arsyeshme pragun ligjor të krimeve kundër njerëzimit”, ka thënë ekspertët në një deklaratë.
Ekspertët kanë shtuar se akuzat e përfshira në dosje kërkojnë një hetim të pavarur, të thelluar dhe të paanshëm, si dhe nisjen e hetimeve për të kuptuar se si ishte e mundur që krime të tilla të kryheshin për kaq gjatë.
Një ligj, i miratuar nga Kongresi me mbështetje të gjerë dypartiake në nëntor, kërkon që të gjitha dosjet që lidhen me Epstein të bëhen publike.
Mirëpo ekspertët e OKB-së kanë ngritur shqetësime për “dështime serioze në përputhshmëri dhe redaktime të gabuara” që ekspozuan informacione të ndjeshme të viktimave. Më shumë se 1,200 viktima janë identifikuar në dokumentet e publikuara deri më tani.
Publikimi i dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë ka zbuluar lidhjet e Epsteinit me shumë figura të njohura në politikë, financa, akademi dhe biznes, si para ashtu edhe pasi ai e ka pranuar fajësinë në vitin 2008 për akuza që lidhen me prostitucionin, përfshirë kërkimin e shërbimeve nga një e mitur.