Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Estonia rrëzon një dron ukrainas, Ukraina akuzon Rusinë për “luftë elektronike”

Aeroplan

Foto: Associated Press

Aeroplanët ushtarakë të misionit të kontrollit ajror të NATO-s në Baltik, kanë rrëzuar një dron që u shfaq në hapësirën ajrore të Estonisë, shkruan “The Guardian”. 

Droni u rrëzua mbi ligjenin Vorsjarv në jug të Estonisë. 

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, ka konfirmuar lajmin për mediumin estonez “Delfi” dhe transmetuesin publik “ERR”. 

Ai tha se ka shumë të ngjarë të ketë qenë dron ukrainas i drejtuar ndaj objektivave në veriperëndim të Rusisë, sistemet e të cilit ishin bllokuar dhe ishte devijuar në drejtimin e gabuar. 

Kjo teori është konfirmuar veçmas edhe nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Estonisë, Marki Mihkelson. 

Edhe Polonia do të dërgojë avionët e saj luftarakë në Estoni Botë 1 muaj më parë Polonia do të dërgojë avionët e saj luftarakë në Estoni

Nuk është raportuar për viktima apo dëme. Rreth mesditës si Estonia ashtu edhe Letonia kanë lëshuar alarme për dronë në pjesët e saja të territorit. 

Disa shtete anëtare të NATO-s në Baltik dhe Skandinavi kanë raportuar për inkursione nga dronët e dalë nga kontrolli në muajt e fundit. 

Ukraina ka fajësuar Rusinë për “luftë elektronike” për t’i devijuar dronët ukrainas në Baltik. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi, ka thënë se Rusia po përdor “luftë elektronike” për t’i bllokuar dhe ridrejtuar dronët ukrainas në Baltik. 

“Ne i kërkojmë ndjesë Estonisë dhe të gjithë miqve tanë në baltikë për incidente të tilla të paqëllimshme”, tha Tykhyi. 

Edhe Rrëzohen në Letoni dy dronë rusë, dëmtojnë objektin e magazinimit të naftës Botë 2 muaj më parë Rrëzohen në Letoni dy dronë rusë, dëmtojnë objektin e magazinimit të naftës

Duke iu përgjigjur pretendimeve ruse ai ka shtuar se “Estonia, Letonia, Lituania e Finlanda kurrë se kanë lejuar që hapësira e tyre ajrore të përdoret për sulme kundër Rusisë. Ai ka thënë se Ukraina as që e ka kërkuar këtë ndonjëherë.

E NATO ka thënë se po e heton incidentin dhe është e gatshme të reagojë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm ajror.