Udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7) kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në mbrojtje të integritetit të saj territorial dhe të drejtës për të ekzistuar, në një deklaratë të publikuar të martën, që përkon me përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës.
“Shprehim mbështetjen tonë të vazhdueshme për përpjekjet e presidentit Trump për të arritur këto objektiva, duke nisur një proces paqeje dhe duke i sjellë palët në bisedime të drejtpërdrejta. Evropa ka një rol udhëheqës për të luajtur në këtë proces, së bashku me partnerë të tjerë”, thuhet në deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pranojmë se vetëm Ukraina dhe Rusia, duke punuar së bashku në negociata me mirëbesim, mund të arrijnë një marrëveshje paqeje”, thuhet më tej në deklaratë, e cila dukej se mbështetej nga Uashingtoni.
Ukaina ka shënuar të martën 4-vjetorin e nisjes së pushtimit rus, teksa shpresat për fundin e luftës tani për tani janë të zbehta.