Autoritetet në Greqi kanë vendosur pushime të detyrueshme pune të hënën në disa pjesë të vendit ku temperaturat pritej të kalonin 40 gradë celsius.
Një valë e të nxehtit në Greqi ka bërë që temperaturat të arrinin në mbi 40 gradë celsius përsëri të hënën, raporton AP.
Turistët në Athinë u rreshtuan herët të hënën për të vizituar Akropolin, duke përfituar nga temperaturat më të ftohta të mëngjesit.
Nuk u zbatuan masa emergjente në Athinë, dhe periudha aktuale e të nxehtit, pas temperaturave përvëluese në të gjithë Evropën, nuk konsiderohet e pazakontë.
Vala e të nxehtit parashikohet të zgjasë deri të enjten.
Ministria e Punës ka urdhëruar ndërprerjen e punës, në fuqi nga mesi i ditës deri në orën 5:00 pasdite për punën manuale në natyrë dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit, kryesisht në Greqinë qendrore dhe në disa ishuj.
Punëdhënësve u është kërkuar gjithashtu të ofronin mundësi pune në distancë.
Autoritetet greke thonë se po ndërmarrin hapa afatgjatë për të adresuar efektet e ndryshimeve klimatike, duke përfshirë edhe vendosjen këtë verë të një numri rekord zjarrfikësish.