Botë

Guvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles

Në një intervistë me MSNBC, Neësom ka thënë se planifikon të padisë administratën për vendosjen, duke shtuar se Trumpi "ka krijuar kushtet" rreth protestave.

Foto: Associated Press

Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në rrugët e Los Angelesit të dielën për të ndihmuar në shuarjen e protestave kundër bastisjeve ndaj imigrantëve, me vendim të presidentit Donald Trump.

Guvernatori demokrat i shtetit, Gavin Newsom, e ka quajtur vendimin të paligjshëm, raporton Reuters.

Policia po vazhdon të kryejë arrestime pas dhjetëra të arrestuarve në dy ditët e para të protestë, kanë njoftuar oficerët e policisë së Los Angelesit në një konferencë për shtyp.

Trupat e Gardës Kombëtare ruajtën ndërtesat e qeverisë federale, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën në demonstrata të ndara.

Policia e Los Angelesit ka shpallur disa tubime si "mbledhje të paligjshme", duke akuzuar disa protestues se hodhën predha betoni, shishe dhe sende të tjera drejt policisë.

Pamjet e publikuara në media tregonin disa automjete të përfshira në flakë në një rrugë në qendër të qytetit të dielën në mbrëmje.

Grupe protestuesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj meksikanë dhe pankarta që denonconin autoritetet amerikane të imigracionit, u mblodhën në vende të ndryshme rreth qytetit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka thënë se i kërkoi administratës Trump të tërhiqte urdhrin e saj për të vendosur 2,000 trupa të Gardës Kombëtare në qarkun e Los Angelesit, duke e quajtur atë të paligjshëm.

Në një intervistë me MSNBC, Newsom ka thënë se planifikon të padisë administratën për vendosjen, duke shtuar se Trumpi "ka krijuar kushtet" rreth protestave.

Newsom ka akuzuar Trumpin se po përpiqet të prodhojë një krizë dhe të shkelë sovranitetin shtetëror të Kalifornisë. 

"Këto janë akte të një diktatori, jo të një presidenti", ka shkruar ai në një postim në X.

Lexo përditësimet tjera
Los Angeles riots

Trump: Situatë shumë e keqe në Los Angeles, sillni trupat

E përditësuar (10:21) - Gazetarja australiane goditet me plumb gome në Los AngelesNjë korrespondente australiane lajmesh...