Teksa armëpushimi në Gazë vazhdon, forcat e sigurisë së Hamasit janë rikthyer në rrugë, janë përleshur me grupe të armatosura dhe kanë vrarë persona të dyshuar për lidhje me Izraelin.
Grupi militant e quan këtë një përpjekje për të rivendosur ligjin dhe rendin në zonat ku trupat izraelite janë tërhequr.
Kanalet e Telegramit, të lidhura me Hamasin, kanë thënë se organizata ka pasur cak “bashkëpunëtorët dhe tradhtarët” që kanë punuar me Izraelin. Forca e sigurisë e Hamasit, Sahm, ka publikuar pamje që tregojnë teksa i ekzekuton tetë njerëz në rrugë. Aty është thënë se të ndaluarit kanë qenë gangsterë.
PAMJET:
Hamas publicly executed three Palestinians last week.
Mehdi Hasan? Not a word.
Ana Kasparian? Not a word.
Cenk Uygur? Not a word.
https://t.co/J2Pesl9tPF

Shfaqja e forcës, e mirëpritur nga disa palestinezë pas muajsh paligjshmërie, mund të kërcënojë armëpushimin tani që të gjithë pengjet e gjalla të marra në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 janë liruar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë vazhdimisht se lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi të jetë shpërbërë, dhe plani i armëpushimit i presidentit të SHBA-së Donald Trump kërkon që Hamasi të çarmatoset dhe t'ia dorëzojë pushtetin një organi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht që ende nuk është formuar.
Hamasi nuk i ka pranuar plotësisht këto kushte, duke thënë se nevojiten më shumë negociata.
Ai thotë se është i gatshëm t'ua dorëzojë pushtetin palestinezëve të tjerë, por nuk do të lejojë që kaosi të mbizotërojë gjatë tranzicionit.
Izraelitët kanë frikë se për sa kohë që Hamasi është i armatosur, ai do të ushtrojë ndikim në Gazë dhe mund të rindërtojë aftësitë e tij ushtarake, edhe nëse një organ i pavarur ushtron sundim nominal.
Trumpi ka thënë të martën se Hamasi kishte shkatërruar “disa banda që ishin shumë të këqija” dhe kishte vrarë një numër anëtarësh të bandës.