Botë

Hegseth: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor të Iranit

Pete Hegseth

Pete Hegseth

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se sulmet e së shtunës mbrëma ishin të dizajnuara për të "degraduar" dhe "shkatërruar" aftësitë bërthamore të Iranit.

Ai ka deklaruar se sulmi ka shkatërruar programin bërthamor iranian, por nuk ka pasur ndikim te trupat apo civilët iranianë. Sipas tij, sulmi po ashtu nuk kishte për qëllim ndërrimin e regjimit në Iran.

Hegseth ka vazhduar duke thënë se shumë presidentë "ëndërronin t'i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri me Trumpin".

Ai ka shtuar se operacioni ndaj Iranit ishte "i guximshëm dhe brilant".

"Kur presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë", ka thënë ai, duke shtuar se "asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë".

SHBA-ja ka goditur tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

Irani ka paralajmëruar për pasoja.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

SHBA-ja godet Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tri objekte...