Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani bën thirrje për “zinxhirë njerëzish” përreth centraleve bërthamore

Irani bën thirrje për “zinxhirë njerëzisht” përreth centraleve bërthamore

Foto: Associated Press

Me afrimin e afatit të vendosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Irani u ka bërë thirrje të rinjve iranianë të vendosen rreth centraleve energjetike, duke formuar “zinxhirë njerëzish” si mburojë për t’i mbrojtur ato.

Ndërkohë, presidenti iranian deklaroi se 14 milionë qytetarë janë përgjigjur si vullnetarë për të luftuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi ka paralajmëruar se do të bombardojë të gjitha centralet elektrike dhe urat e Iranit nëse vendi nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit dhe nuk e lejon rifillimin e plotë të trafikut detar në këtë rrugë strategjike, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore.

Trumpi ka bërë të ditur se i gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate.

Ai ka shtyrë disa herë afate të mëparshme, por kësaj radhe ka sinjalizuar se ky është përfundimtar, duke theksuar se Iranit i është dhënë mjaft kohë shtesë.