Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani godet me raketa zonën e madhe të përpunimit të naftës në Katar

Iran - Katar

Foto: BBC

Irani ka goditur me raketa Qytetin Industrial Ras Laffan, zona ku gjendet një vend i madh i përpunimit të naftës, transmeton “BBC”. 

Kompania e naftës së Katarit, QatarEnergy, tha se janë shkaktuar dëme të gjëra. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekipet e reagimit emergjent u vendosën menjëherë për t’i kontrolluar zjarrit, ndërsa janë shkaktuar dëme të gjëra”, ka shkruar QatarEnergy. 

Thuhet se s’ka viktima dhe se zjarri është vënë nën kontroll. 

Sulmet erdhën pak orë pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi për “pasoja përtej kontrollit”, pas një sulmi në një zonë nafte në Parsin Jugor. 

E Katari e ka quajtur Iranin kërcënim të drejtpërdrejt për rajonin. 

“Pala iraniane vazhdon politikat e saja përshkallëzuese që po e shtyjnë rajonin drejt humnerës dhe po tërheqin në rrethin brenda në konflikt shtetet që nuk janë palë në këtë rreth të konfliktit”, është shkruar nga Ministria e Jashtme e Katarit. 

Katari ka thënë se “rezervon të drejtën për t’u përgjigjur” dhe tha se “nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin”. 

E në Riad të Arabisë Saudite, katër persona janë lënduar nga mbetjet e një rakete balistike iraniane. 
Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite ka thënë se janë larguar lajmërimet për rrezik në Riad dhe Al-Kharj. 
 

Lexo përditësimet tjera
iran

SHBA-ja bombardon fuqishëm Iranin, Teherani zotohet për hakmarrje

Ushtria amerikane ka thënë të martën vonë se ka përdorur bomba të fuqishme "thellë depërtuese" për...