Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar vrasjen e shefit të tyre të Inteligjencës, Majid Khademi, raportoi BBC-ja.
Në deklaratë thuhet se ai u vra këtë mëngjes nga sulmet e Izraelit dhe SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKhademi pati zëvendësuar Mohammad Kazemin, i cili u vra gjithashtu në një sulm izraelit më 15 qershor 2025 gjatë luftës 12-ditore Iran-Izrael.
Në shkurt, pas protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në janar, Khademi kishte akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për nxitjen e asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si strategji "vrasjeje të inskenuar", që synonte rritjen e viktimave për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të huaj.