Komanda e përbashkët ushtarake Khatam al-Anbiya e Iranit ka thënë se Iraku do të përjashtohet nga çdo kufizim në tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit, raportuan mediat iraniane të shtunën.
Vendimi sinjalizon trajtim preferencial për Bagdadin, teksa Teherani shtrëngon kontrollin mbi rrugën ujore strategjike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar sërish që të hapet sa më shpejt Ngushtica e Hormuzit, duke kërcënuar Iranin me një gjuhë të ashpër.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr –
Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trumpi.
Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, sipas zyrtarëve iranianë.
Kjo ka shkaktuar ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, për shkak se nëpër këtë ngushticë, në kushte të zakonshme kalon rreth një e pesta e naftës së botës.