Edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se negociatat produktive për t'i dhënë fund luftës ishin duke vazhduar me Teheranin zyrtar, bombardimet e pamëshirshme të Iranit ndaj shteteve të Gjirit vazhduan.
Kuvajti dhe Bahreini janë goditur të dyja me sulme të cilat kanë shkaktuar dëme, të martën në mbrëmje dhe deri në mëngjesin e së mërkurës, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zjarr ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, duke e ndaluar përsëri udhëtimin ajror.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por raportet fillestare thonë se dëmi ishte "i kufizuar".
Sirena ajrore u dëgjuan mbi Bahrein të mërkurën, ndërsa më shumë raketa dhe dronë iranianë po drejtoheshin drejt tyre. Të martën, një shtetas maroken, i cili ishte punëtor me kontratë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u vra në një sulm me dron në Bahrein dhe pesë anëtarë të ministrisë së Mbrojtjes së EBA-s u plagosën gjithashtu në sulm.
Arabia Saudite ka njoftuar se kishte kapur gjithashtu të paktën katër dronë gjatë natës.
Shtetet e Gjirit ishin përpjekur shumë shumë për të parandaluar Trumpin që të shpallte luftë në Iran dhe ka një zhgënjim në rritje, si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Iranit, ndërsa zgjidhja e konfliktit po zvarritet.