Botë

Izraeli godet kryeqendrën e Jemenit, shënjestër termocentralet dhe pallati presidencial

Sulmi izraelit në Jemen

Izraeli ka goditur kryeqendrën e Jemenit të dielën, vetëm pak ditë pasi rebelët Houthi kishin lansuar një raketë në drejtim të Izraelit, raporton agjencia “AP”. 

Grupi rebel Houthi, i mbështetur nga Irani,  ka njoftuar se sulmet kanë goditur disa zona në Sanaa.

Ministria e Shëndetësisë e Jemenit ka njoftuar se dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë lanë plagosur. 

Sipas kanalit televiziv Al-Masirah shpërthime kanë ndodhur në një depo nafte, ndërsa në rrjete sociale kanë qarkulluar video të shpërthimeve. 

Ushtria e Izraelit ka thënë se i ka goditur termocentralet Asar dhe Hizaz, duke i quajtur si “furnizim i madh elektrik për aktivitete ushtarake”, ndërsa ka thënë se ka goditur edhe një kompleks ushtarak ku ndodhet pallati presidencial. 

Banorët e Sanaas i kanë thënë agjencisë “AP” se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha në afërsi të akademisë ushtarake dhe pallatit presidencial. Po ashtu thanë se kanë parë tym në afërsi të sheshit Sabeen.