Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamait, Abu Obeida, është vrarë në një sulm ajror në Gaza City, është njoftuar nga Izraeli, transmeton “BBC”.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka uruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencinë izraelite të sigurisë, Shin Bet, “për ekzekutimin pa gabime”. Ai në postim në “X” nuk ka dhënë më tepër detaje për kohën apo lokacionin e operacionit.
Por, Ushtria e Izraelit ka thënë më herët se aeroplanët e saj e kanë sulmuar një “terrorist kyç“ në lagjen al-Rimal të shtunën. Kjo ka shtyrë mediumet në Izrael të raportojnë se Obeida ishte shënjestër.
Hamasi nuk e ka konfirmuar vrasjen. Grupi i armatosur palestinez ka thënë se dhjetëra civilë janë vrarë e po ashtu dhjetëra janë lënduar në sulmin izraelit në një kompleks banimi në këtë lagje.
-
Izraeli vret zëdhënësin e Hamasit, ndërsa diskutohet zgjerimi i ofensivës në Gaza
-
Izraeli thotë se kreu i ri i krahut ushtarak të Hamasit është vrarë në sulmet ajrore të martën
-
Vritet shefi më i lartë ushtarak i Hamasit në një sulm ajror në Gazë
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Vritet djali i udhëheqësit të Hamasit që negocionte me bordin e udhëhequr nga Trumpi