Sherifi i Qarkut Palm Beach, Rick Bradshaw ka thënë se sigurimi kishte zbuluar se një burrë kishte hyrë në perimetrin e brendshëm të Mar-a-Lago në orën 01:30 sipas orës lokale.
Sipas tij, burri kishte një pushkë dhe po ashtu një bidon gazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shpjeguar më pas se sigurimi e kishte urdhëruar burrin t'i lëshonte ato. Mirëpo ai e kishte lëshuar bidonin, teksa pushkën e kishte ngritur në pozicion qitjeje.
“Në atë moment, agjentët qëlluan me armë për të neutralizuar kërcënimin", ka thënë Bradshaw.
Identiteti i të vrarit nuk është bërë i ditur.