Senatori republikan i Dakotës së Jugut, John Thune, ka fituar garën për udhëheqjen e shumicës së Senatit, duke mposhtur senatorin e Teksasit, John Cornyn në rundin e dytë të votimit, sipas tri burimeve të CNN-it.
Totali i votave ishte 29-24.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThune do të zëvendësojë Senatorin e Kentakit, Mitch McConnell, i cili ka mbajtur postin e lartë drejtues midis republikanëve për 17 vjetët e fundit.
Vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij, Thune ka thënë në një deklaratë se është "jashtëzakonisht i nderuar" të udhëheqë Senatin në Kongresin e 119-të.
"Jam krenar për punën që kemi bërë për të siguruar shumicën dhe Shtëpinë e Bardhë. Ky ekip republikan është i bashkuar pas agjendës së presidentit Trump dhe puna jonë fillon sot”, ka deklaruar ai.