Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka njoftuar se Kalifornia do të padisë administratën Trump të hënën për vendosjen e Gardës Kombëtare për të shuar protestat e Los Angelesit kundër bastisjeve federale të imigracionit.
Ai i ka thënë MSNBC se padia do të sfidonte federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë nga Trumpi pa pëlqimin e shtetit, një veprim me pak precedent në historinë e vendit, raporton The Guardian.
I pyetur për më shumë detaje mbi padinë, Newsom ka thënë se sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpi,"ai vëren se ata duhej të koordinoheshin me guvernatorin e shtetit.
“Ata kurrë nuk u koordinuan me guvernatorin e shtetit", ka thënë Newsom.
Trumpi ka dhënë urdhër të dielën për vendosjen e Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angelesit për të shuar protestat kundër bastisjeve ndaj emigrantëve.
Newsom e ka quajtur vendimin “të paligjshëm”.
