Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër migrantë digjen të gjallë në veturën e tyre në Itali

itali

Foto: Associated Press

Katër migrantë, tre afganë dhe një pakistanez, dyshohen se u dogjën të gjallë në një veturë në një pikë karburanti në Kalabri të Italisë. Të katërt ishin punëtorë ferme. 

Sulmi u kap nga një kamerë mbikëqyrjeje në Amendolara. Dy shtetas pakistanezë janë arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë, sipas prokurorit publik Alessandro D’Alessio.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamjet, të cilat u transmetuan nga rrjeti televiziv shtetëror, Rai, dhe media të tjera italiane, duket se tregojnë të dyshuarit duke derdhur lëng në pjesën e pasme të automjetit ndërsa ai është i parkuar pranë një pompe benzine. Ata i vënë flakën dhe bllokojnë dyert e tij për t'u siguruar që viktimat të mos mund të dalin.

Një tjetër afgan, i cili pësoi djegie në krahë, arriti të shpëtonte. Ai pas ngjarjes ka thënë se vrasësit ishin pjesë e një “mafie të madhe pakistaneze”. Ka deklaruar po ashtu se viktimat kërcënoheshin me armë dhe se ishin detyruar të punonin pa pagë dhe se u ofrohej vetëm ushqim. 

Shfrytëzimi i punëtorëve të fermave është bërë i përhapur nën një sistem të njohur si “caporalato” - një rrjet fitimprurës dhe i drejtuar nga kryebanditët e bandave që rekrutojnë ilegalisht punëtorë të paguar pak.

Shumë punëtorë fermash shkojnë në Itali me anije, por edhe shumë të tjerë shkojnë ligjërisht me aeroplan pasi paguajnë bandat mijëra euro me besimin se po ikin nga vendi i tyre për një punë të mirë.