Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina kërkon falje për edicionin dëshpërues

prishtina

Klubi i futbollit Prishtina kishte synime të mëdha për edicionin 2025/2026. Synoi titullin dhe Kupën e Kosovës. Por Prishtina përfundoi me pikë të barabarta me Llapin që mbeti në barazh.

Llapi e mbylli edicionin në vendin e tetë me pikë të njëjta me Prishtinën, 49. Por Prishtina kishte rezultate më të mira në duelet e drejtpërdrejta me Llapin dhe përfundoi e shtata. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi do të përballet me Dinamon e Ferizajt në barazh për vend në Superligë në edicionin 2026/2027. Dinamo e ka fituar barazhin e Ligës së Parë.

Për edicionin dëshpërues, Prishtina ka kërkuar falje të mërkurën.

“U kërkojmë falje Plisave dhe të gjithë atyre që e duan Prishtinën me zemër e shpirt. Kjo kërkimfalje vjen si rezultat i analizës dhe reflektimit tonë të brendshëm dhe është shenjë e transparencës, përgjegjësisë dhe respektit që kemi ndaj mbështetësve tanë.

Gabimet janë njerëzore, ndërsa pranimi i tyre dhe kërkimfalja janë mënyra më e ndershme për të dëshmuar vullnetin dhe përkushtimin tonë për ta rikthyer FC Prishtinën aty ku e ka vendin në majat e futbollit vendës”, shkruan ndër të tjera në deklaratën e pronarit të ri të Prishtinës, Driton Krasniqi.

Deklarata e Krasniqit u publikua të enjten në rrjetet sociale të klubit “bardhekaltër”.