Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim

Albin Kurti

Foto: Kosova Press

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan. Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, premtoi nisjen e programit për banim të përballueshëm, kolektorin e ujërave të zeza e shkollën e Mesme të Mjekësisë. Ai po ashtu premtoi investime në ushtri, industri e bujqësi.

“Sikur ne sot këtu, edhe shteti i Kosovës po e forcon e zhvillon ushtrinë, po ia shton xhandarmërinë, krejt ne bashkë për shtetin e shteti për krejt...Na thanë më 9 shkurt se 42% nuk mjafton, i bëmë 51% e prapë thanë nuk bën, prandaj le të rritemi edhe për 9%, ndoshta u del taman. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë çerdhe, e aty ku s’ka çerdhe publike, me bono do t’i përkrahim që t’i çojnë fëmijët në çerdhe jopublike. Do t’i investojmë 1 miliard euro në katërvjeçarin e ardhshëm në prodhimtari. Po ashtu ‘Dritarja e diasporës’ do të jetë 100 milionë euro. Në katërvjeçarin e ardhshëm do t’i investojmë 1 miliard euro në ushtri. Tri lloje të dronëve i kemi blerë, të katërtin do ta bëjmë ‘Made in Kosova’. Kjo është mënyra se si i qëndrojmë besnik UÇK-së, duke e forcuar ushtrinë tonë. 5 diga, 4 hekurudha, 20 stadiume do të jenë në fokus tonin për transformimin industrial e ekonomik të Kosovës”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti në këtë tubim foli edhe bursat dhe rritjen e buxhetit për studentët.

Tha se do të dyfishohet numri i bursave. 

"Në Lipjan, problemet që duhej zgjidhur do t’i adresojmë menjëherë. Projektet që do të mbështeten në mandatin e ri janë nisja e programit të banimit të përballueshëm, kolektori për ujëra të zeza, hapja e shkollës së Mesme së Mjekësisë. Në këto orët e mbetura, takoni të gjithë, qitjani pikën”, tha ai.

 

Lexo përditësimet tjera
KQZ-Zgjedhjet

Dita e shtatë e fushatës

Fushata prej 10 ditësh për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit ka nisur më 28...