Botë

Katër të vdekur e 12 të plagosur nga një shpërthim në një stacion treni në Ukrainë

shperthim-ukraine

Një burrë aktivizoi një pajisje shpërthyese teksa rojet kufitare po kontrollonin dokumentet në një stacion treni në Ukrainën veriore të premten, duke vrarë veten dhe tri gra, sipas shërbimit shtetëror të rojeve kufitare, raporton The Guardian.

Në një njoftim, shërbimi tha se 12 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në stacionin e trenit në Ovruch, afër kufirit me Bjellorusinë. Viktimat kishin moshat 29, 58 dhe 82 vjeç.

Burri që aktivizoi pajisjen shpërthyese ishte një banor 23-vjeçar i qytetit të Kharkivit në Ukrainën verilindore, i cili kishte qenë kohët e fundit i ndaluar për një tentativë kalimi të paligjshëm të kufirit.

Në njoftim nuk u përmend asnjë lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë.