Botë

Kim Jong Un shfaqet në publik me pasardhësen favorite

Kim Jong Un

Kim Jong Un bashkë me vajzën Ju Ae

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë pjesë në një ceremoni të hapjes së një hoteli në një zonë turistike, i shoqëruar nga e bija e tij Ju Ae, dhe ka lavdëruar progresin ekonomik të shtetit para kongresit të rëndësishëm të partisë që pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Pesë hotele u hapën të shtunën dhe të dielën në zonën turistike të Samjiyonit në zonën më verilindore të Gadishullit Korean, afër kufirit me Kinën, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA të martën.

Kim u pa duke shëtitur nëpër hotelet luksoze me Ju Aen, sipas fotografive të publikuara. Ajo konsiderohet favoritja për të pasuar të atin si liderë e Koresë së Veriut, sipas analistëve.

Kim ka thënë se hotelet “ishin dëshmi e qartë e rritjes së statusit të njerëzve dhe potencialit të zhvillimit të shtetit”. Lideri ka marrë pjesë në disa ceremoni muajve të fundit. Vetëm javën e shkuar, ai mori pjesë në ceremonitë hapëse të tre fabrikave.

Koreja e Veriut pritet ta mbajë kongresin e parë të partisë në pesë vjet, në fillim të vitit të ardhshëm. Aty pritet të caktohet një plan i ri i zhvillimit për pesë vjetët e ardhshëm.