Autoritetet kineze kanë bërë thirrje për konsultime në kushte të barabarta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tronditjeve të tregjeve globale si pasojë e luftës tregtare në mes dy vendeve, raporton Reuters.
Ministria kineze e Financave pati njoftuar të premten se ka vendosur tarifa shtesë prej 34 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 10 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy vendim erdhi pas masave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’iu kundërpërgjigjur barrierave që vendet e tjera u kanë vendosur produkteve amerikane. Trumpi ka vendosur tarifa deri në 54% në importet kineze, ndërkaq lartësia e tarifës dallon varësisht nga produktet.
Disa shoqata tregtare kineze në industri nga shëndetësia dhe tekstilet e deri te elektronika gjithashtu lëshuan deklarata të shtunën, duke kërkuar unitet në eksplorimin e tregjeve alternative dhe duke paralajmëruar se tarifat do të përkeqësonin inflacionin në SHBA.
“Tregjet kanë folur”, ka shkruar zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, në rrjetin social Facebook. “Tani është koha që SHBA-ja të ndalojë së bëri gjërat e gabuara dhe të zgjidhë dallimet me partnerët tregtarë përmes konsultimeve të barabarta”, ka shtuar ai.