Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën pezullimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë për mallrat izraelite për shkak të luftës në Gazë, edhe pse masa aktualisht nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për t'u miratuar.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, propozoi gjithashtu një paketë sanksionesh ndaj dy ministrave izraelitë, si dhe kolonëve të dhunshëm dhe anëtarëve të Hamasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar një ditë më parë se Izraeli përballet me një izolim si pasojë e luftës në Rripin e Gazës.
Ai është zotuar vazhdimisht se nuk do t’i japë fund luftës pa kthimin e të gjitha pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi në Gazë dhe po ashtu pa shpërbërjen dhe çarmatosjen e Hamasit.