Kompania ajrore britanike British Airways ka hapur një vend pune për pilotë me përvojë, duke ofruar një rol që konsiderohet ndër më të veçantët në industrinë e aviacionit: drejtimin e avionëve në tokë, pa u ngritur në ajër, raportoi "Euronews".
Sipas njoftimit, kompania është në kërkim të pilotëve të avionëve të mëdhenj (wide-body) për të lëvizur avionët ndërmjet terminaleve në aeroportin ndërkombëtar Chicago O’Hare në SHBA. Ndryshe nga rolet tradicionale, kandidatët e përzgjedhur nuk do të kryejnë ngritje apo ulje, por vetëm do të manovrojnë avionët në pistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEksperti i aviacionit Ben Schlappig ka theksuar se bëhet fjalë për një rol mjaft të rrallë në këtë fushë.
Paga për këtë punë varion nga 90 mijë deri në 100 mijë dollarë në vit, megjithëse mbetet më e ulët krahasuar me pilotët e linjave ajrore amerikane, ku pagat fillestare shpesh tejkalojnë 117 mijë dollarë.
Për t’u kualifikuar, aplikantët duhet të kenë përvojë në drejtimin e avionëve si Boeing 777 ose Boeing 787, si dhe njohuri të mira të procedurave në aeroportin e Çikagos.
Edhe pse mund të duket si ide e re, kompania ka nisur të rekrutojë pilotë për këtë funksion që nga viti 2024.
Ekspertët sugjerojnë se kjo mund të jetë mundësi interesante për pilotët e pensionuar ose ata që nuk plotësojnë më kriteret mjekësore për fluturim, por duan të mbeten aktivë në industri.