Kremlini zyrtar ka thënë të mërkurën se qëndrimi i Rusisë rreth vendosjes së çfarëdo trupash evropiane në Ukrainë sipas një marrëveshjeje të mundshme paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, është i njohur gjerësisht, por se çështja mund të diskutohej pavarësisht kësaj.
Gazeta “New York Times” ka ra raportuar se sipas propozimeve aktuale të SHBA-së, Ukraina do të merrte një garanci sigurie nga Perëndimi dhe se një forcë ushtarake e udhëhequr nga Evropa do të ndihmonte Ukrainën duke vepruar në Ukrainën Perëndimore larg vijave të frontit.
Kur u pyet në lidhje me raportet, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk donte të jepte një koment të vazhdueshëm për median në lidhje me diplomacinë, por se qëndrimi i Rusisë, kundër çdo vendosjeje të tillë, ishte i qartë, por është një temë për diskutim.
Peskov ka shtuar se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, nuk pritet ta vizitojë Moskën këtë javë.
Rusia pret që SHBA-ja ta informojë Moskën për rezultatet e bisedimeve me Ukrainën sapo të jenë gati, ka bërë të ditur Peskov.