Kreu i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray thotë se do të japë dorëheqjen nga posti i tij përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën muajin e ardhshëm.
Wray njoftoi largimin e tij, në një takim të brendshëm të FBI-së të mërkurën, sipas CBS News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i ardhshëm Trump ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të zëvendësuar Wray me Kash Patel, një besnik i vjetër i cili ka bërë thirrje për kufizimin "dramatik" të autoritetit të FBI-së.
Wray, i cili u emërua nga Trumpi në 2017 për të shërbyer një mandat 10-vjeçar, është përballur me kritika gjatë mandatit të tij nga republikanët për shkak të hetimeve të FBI-së ndaj Trumpit pasi ai u largua nga detyra.
LEXO EDHE: