Botë

Kryebashkiakja e një qyteti në Gjermani plagoset rëndë me thikë

Foto: Alex Talash/dpa/picture alliance

Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke të Gjermanisë në North Rhine-Westphalia, është gjetur me plagë të shumta thike në shtëpinë e saj. 

Policia ka njoftuar se Iris Stalzer është në gjendje të rëndë shëndetësore, raportoi të martën DW.

Burime të sigurisë u kanë thënë gazetarëve se politikania socialdemokrate e qendrës së majtë ka pësuar disa plagë me thikë. Siç bëhet e ditur, ajo u sulmua para vendbanimit të saj gjatë mesditës dhe u gjet nga djali i saj. 

Siç u raportua, nga vendi i ngjarjes një adoleshent është nxjerrë nga shtëpia i prangosur nga policia.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur.

57-vjeçarja është nënë e dy adoleshentëve, avokate e të drejtave të punës që pa punuar për shumë vjet në politikën lokale të qytetit me rreth 20 mijë banorë. 

Kancelari Federal Friedrich Merz ka shprehur tronditje të thellë për sulmin me thikë ndaj Stalzerit.