Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, ka dënuar valën e re të sanksioneve të SHBA-së ndaj vendit duke i cilësuar "të paligjshme dhe abuzive".
Një urdhër ekzekutiv, i nënshkruar të premten nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prek zyrtarët në sektorët e energjisë, mbrojtjes, financave ose të sigurisë të ekonomisë së Kubës, si dhe ata që ai pretendon se kanë kryer "abuzime të të drejtave të njeriut" ose korrupsion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump vazhdon të shtrëngojë politikën e jashtme amerikane ndaj Kubës dhe ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndryshojë udhëheqjen e tij komuniste.
Trump tha se SHBA-ja do të "marrë përsipër" ishullin e Karaibeve, i cili ndodhet 145 km nga Florida, "pothuajse menjëherë".
"Gjatë rrugës së kthimit nga Irani, do të kemi një nga aeroplanmbajtëset tona të mëdha - ndoshta aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln - më të madhin në botë, që do të vijë, do të ndalet rreth 90 metra larg detit, dhe ata do të thonë: 'Faleminderit shumë. Ne dorëzohemi'".
Në një shkrim në X, Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, tha se "masat shtrënguese të njëanshme" shkelën Kartën e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se ato synonin të vendosnin "ndëshkim kolektiv kundër popullit kuban".
Lëvizjet e fundit të Trumpit për të ushtruar presion mbi ekonominë e vendit vijnë pavarësisht konfirmimit nga presidenti kuban Miguel Díaz-Canel në mars se Kuba po negocionte me SHBA-në mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.
"Bllokada dhe përforcimi i saj shkaktojnë kaq shumë dëm për shkak të sjelljes frikësuese dhe arrogante të fuqisë më të madhe ushtarake në botë", shkroi Díaz-Canel në X pas njoftimit të masave të reja.
Një bllokadë amerikane ndaj naftës për Kubën ka çuar në mungesa të karburantit dhe ndërprerje të përhapura të energjisë, duke ndikuar në repartet spitalore, transportin publik dhe arsimin. Vetëm një anije cisternë ruse me naftë ka mbërritur në vend që nga vendosja e bllokadës.