Lideri i ri suprem i Iranit, Ayatollah Mojtaba Khamenei në mesazhin e tij të parë, publikuar në televizionin shtetëror i cili u lexua nga një prezantuese, ka thënë se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë.
Në mesazh thuhet se kjo vlen veçanërisht për rastin kur një sulm amerikan pranë një shkolle në Minab vrau 168 persona, përfshirë 110 fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani tha se shkolla u godit nga një raketë amerikane, por SHBA-ja ka mohuar përgjegjësinë.
Tutje Khamenei përmes këtij mesazhi ka thënë se “leva e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit” duhet të përdoret ende nga Irani.
Në deklaratë thuhet se Irani ka një politikë “miqësie” me vendet fqinje, por i këshilloi ato të mbyllin bazat amerikane, të cilat ai thotë se Irani do të vazhdojë t’i shënjestrojë.
Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri suprem i Iranit më 8 mars.
Ai është pasardhësi i babait të tij, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës me SHBA-në dhe Iranin, më 28 shkurt.
Që nga emërimi i tij, ai nuk është parë në televizionin shtetëror dhe mesazhi i tij u lexua me zë nga prezantuesja e lajmeve.
Mojtaba është djali i dytë i Ali Khameneit dhe, megjithëse prej kohësh është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, ai nuk është paraqitur shumë publikisht por është parë si person që ushtron ndikim nga prapaskena.
Përveç babait të tij, nëna dhe gruaja e Mojtaba Khameneit u vranë gjithashtu në sulmet SHBA-Izrael.
“Mirror” gjatë ditës raportoi se ai është në koma, ndërkaq i ka të amputuara edhe këmbët.