Botë

Machado thotë se SHBA-ja e ndihmoi që të largohet nga Venezuela

Maria Corina Machado

Foto: Associated Press

Nobelistja venezueliane, Maria Corina Machado, ka thënë se ka marrë “mbështetje” nga Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar në Norvegji për të pranuar Çmimin Nobel për Paqen, por nuk ka pranuar të japë hollësi.

E pyetur për rrethanat në të cilat është larguar nga Venezuela dhe nëse ka përfituar nga ndihma e autoriteteve amerikane, udhëheqësja e opozitës u përgjigj: “Po, morëm mbështetje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.”

“Nuk mund të jap detaje, sepse janë njerëz që mund të dëmtohen”, ka thënë Machado për ata që e ndihmuan udhëtimin e saj. 

“Sigurisht, regjimi do të kishte bërë gjithçka për të më penguar të vija. Ata nuk e dinin se ku isha fshehur në Venezuelë, kështu që ishte e vështirë për ta të më ndalonin”, ka shtuar Mochado.

Mochado është paraqitur të mërkurën për herë të parë publikisht që nga janari, duke u shfaqur në ballkonin e një hoteli në Oslo, përpara të cilit e prisnin shumë mbështetës.

Lexo përditësimet tjera
Maria Corina Machado

Fituesja e Nobelit për Paqe shfaqet për herë të parë publikisht që nga janari

Fituesja e Çmimit “Nobel për Paqen”, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka përshëndetur të...