Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Meksikën javën e kaluar kanë lënë të paktën 64 të vdekur dhe 65 të zhdukur, ka njoftuar qeveria të hënën.
Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, ndërprenë energjinë elektrike në disa komuna dhe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, raporton Reuters.
Autoritetet meksikane kanë vendosur mijëra personel për të ndihmuar në evakuimin, pastrimin dhe monitorimin e zonave në Bregun e Gjirit dhe shtetet qendrore më të prekura nga shirat, të cilat vazhduan gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar.
Laura Velazquez, koordinatore kombëtare e mbrojtjes civile, ka thënë se Hidalgo dhe Veracruz ishin shtetet më të prekura, me 29 vdekje dhe 18 të zhdukur të raportuar në Veracruz, dhe 21 vdekje dhe 43 të zhdukur në Hidalgo.
Energjia elektrike u ndërpre për komunat në pesë shtete të Meksikës, por është rikthyer kanë thënë autoritetet.