Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti Charles vlerëson rëndësinë e aleancave me SHBA-në në “botën e kontestuar”

Mbreti Charles

Foto: Associated Press

Mbreti Charles ka përsëritur rëndësinë e NATO-s dhe aleancave të tjera me SHBA-në në një siç ka thënë, "botë të kontestuar", gjatë dollisë së tij në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka quajtur lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar një "miqësi të pashoqe" dhe ka thënë se Mbreti "pajtohet" me të që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para darkës, Mbreti i është drejtuar Kongresit teksa ka shtuar se lutet që aleanca Britani e Madhe-SHBA “do të injorojë thirrjet e qarta për t'u bërë gjithnjë e më e orientuar drejt vetes".

Ai po ashtu ka shprehur para kongresistëve “respektin dhe miqësinë më të lartë” nga Britania. 

Mbreti e ka mbyllur fjalimin e tij në Kongres duke thënë se "fjalët e Amerikës kanë peshë dhe kuptim". 

Ishte vizita e parë e Charlesit si mbret në SHBA, dhe vizita e parë e një monarku britanik atje në 35 vjet.