Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka marrë kritika të rënda nga organizatat joqeveritare dhe nga anëtarë të qeverisë së tij pasi u bëri thirrje shumicës dërrmuese të sirianëve që jetojnë në Gjermani të “kthehen në atdheun e tyre”.
Kancelari gjerman, i cili u zgjodh vitin e kaluar pasi premtoi një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit për të mposhtur të djathtën ekstreme, i bëri këto komente gjatë një vizite në Berlin të hënën nga presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke shpjeguar se prioriteti i Berlinit për sa i përket kthimeve është dërgimi mbrapsht i sirianëve që kanë kryer krime, Merzi ka thënë se ai dhe al-Sharaa do të punonin në afat më të gjatë drejt kthimeve në shkallë të gjerë nga Gjermania, e cila ka diasporën më të madhe siriane në BE.
“Në perspektivën më afatgjatë të tri vjetëve të ardhshëm, kjo ishte dëshira e presidentit al-Sharaa: që rreth 80% e sirianëve që aktualisht jetojnë në Gjermani të kthehen në atdheun e tyre”, ka thënë Merz, duke përmendur nevojën për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
Al-Sharaa, një ish-udhëheqës rebel islamist, nuk e ka konfirmuar objektivin për kthimin e 80% të më shumë se 900,000 qytetarëve sirianë të regjistruar në Gjermani deri në vitin 2029, dhe kjo shifër duket se i zuri në befasi zyrtarët politikë në Berlin.
Anke Rehlinger, nënkryetare e Socialdemokratëve (SPD) që bashkëqeverisin, në mënyrë të tërthortë e akuzoi Merzin se po i shërben interesave të partisë kundër emigracionit dhe kundër Islamit “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), duke vendosur një objektiv për riatdhesime për vitin 2029, kur pritet të mbahen zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani.
“Nuk është një veprim i mençur nga ana e kancelarit të paraqesë shifra konkrete brenda afateve të caktuara, sepse kjo krijon pritshmëri që ai mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë”, i ka thënë ajo grupit mediatik Funke.
Ajo ka shprehur megjithatë mirëkuptim për thirrjen e al-Sharaas që sirianët të ndihmojnë në rindërtimin e vendit të tyre.
“Megjithatë, shumë sirianë tani janë bashkëqytetarët tanë, sepse janë integruar këtu, punojnë në profesione ku ka mungesë fuqie punëtore, kujdesen për të moshuarit ose drejtojnë autobusë, dhe shumë prej tyre madje janë bërë edhe shtetas gjermanë”, ka shtuar ajo.
Rreth 244,000 qytetarë sirianë kanë marrë pasaportë gjermane midis viteve 2016 dhe 2024, duke përbërë grupin më të madh ndër ata që janë natyralizuar së fundmi.
Kritika pati edhe nga brenda partisë konservatore CDU të Merzit, ku zëdhënësi për politikën e jashtme, Roderich Kieseëetter, i quajti shifrat e përmendura nga kancelari “problematike në disa aspekte”.
Ai ka theksuar se AfD-ja mund të përfitojë nga çdo premtim i pambajtur teksa ka vënë në dukje gjithashtu rolin e punëtorëve të kualifikuar sirianë në ekonominë gjermane.
“Nëse ata kthehen, përballemi me një sfidë”, ka thënë Kieseëetter për gazetën ekonomike Handelsblatt.