Botë

Merzi bisedon me Macronin për mburojën bërthamore evropiane

Friedrich Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të premten se Berlini kishte filluar bisedime konfidenciale me Francën rreth një mbrojtje bërthamore evropiane, duke thënë se rajoni duhej të bëhej më i fortë në mënyrë që të rivendosë marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin në hapje të Konferencës së Sigurisë në Munih, Merzi i bëri thirrje gjithashtu Washingtonit të riparojë dhe të ringjallë besimin në një epokë të re të rrezikshme të politikës së fuqive të mëdha, duke paralajmëruar se SHBA-ja nuk mund të ecë vetëm ndërsa rendi i vjetër global shkatërrohet.

Fjalimi nënvizoi se si udhëheqësit evropianë po kërkojnë gjithnjë e më shumë të ndërtojnë një rrugë të pavarur pas një viti trazirash të papara në lidhjet transatlantike, ndërkohë që përpiqen gjithashtu të ruajnë aleancën e tyre me Uashingtonin.