Botë

Miliona amerikanë marshojnë kundër Trumpit

Miliona amerikanë marshojnë kundër Trumpit

Foto: Associated Press

Miliona amerikanë janë mbledhur në qytete e qyteza gjithandej Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar një president për të cilin konsiderojnë se po sillet si mbret.

Gjithandej SHBA-së qenë planifikuar më shumë se 2500 marshe kundër presidentit Donald Trump.

Mobilizimi është bërë kryesisht kundër politikave të tij për imigracionin, arsimin dhe sigurinë, të cilat organizatorët thonë se po e shtyjnë vendin drejt autokracisë.

Marshi “Pa Mbretër” organizohet pas demonstratave të ngjashme në qershor.

“Demokraci, jo Monarki” dhe “Kushtetuta nuk është opsionale” kanë qenë disa prej sloganeve më të shpeshta në protestë.

Që kur Trump mori detyrën 10 muaj më parë, administrata e tij ka shtrënguar politikat për imigracionin, ka ndërmarrë hapa për ta ulur fuqinë punëtore federale dhe për të shkurtuar fondet për universitetet elitare, diversitetin në kampus dhe politikat transgjinore. 

Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vënë në gatishmëri trupat e Gardës Kombëtare, për t’u përballur me protestat mbarëkombëtare.