Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thënë se një “mospajtim themelor” mbi Grenlandën mbetet me presidentin amerikan, Donald Trump, edhe pas bisedimeve të zhvilluara në Washington me zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Të dyja palët megjithatë janë pajtuar që ta krijojnë një grup punues për të diskutuar mënyra për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, derisa Trumpi vazhdon të bëjë thirrje për marrje nën kontroll të Grenlandës.
“Është në interesin e të gjithë – edhe pse nuk pajtohemi – që të pajtohemi të përpiqemi të shqyrtojmë nëse është e mundur të adresohen disa nga shqetësimet, duke respektuar njëkohësisht integritetin e territorit të mbretërisë danezë, dhe vendosmërinë e popullit të Grenlandës”, ka thënë ministri Lokke Rasmussen.
Rasmussen ka theksuar se përpjekja e SHBA-së për ta marrë Grenlandën është “absolutisht e panevojshme”, duke shtuar se nuk ka ndonjë rrezik të afërt nga Kina dhe Rusia.