Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars

Nasa

Administrata amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ia ka mësyrë 6 marsit si datë për të nisur një ekip rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Misioni “Artemis II” synon që me katër astronautë të ketë udhëtim rreth 10 ditësh rreth Hënës dhe të kthehet në Tokë, për t’i hapur rrugë një lëshimi të mundshëm në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

NASA e caktoi datën e lëshimit pas disa testimesh të suksesshme.

Kjo pritet të jetë hera e parë që një grup njerëzish do të niset drejt Hënës, që nga “Apollo 17” më 1972.

Tre amerikanët Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe kanadezi Jeremy Hansen përbëjnë ekipin e “Artemis II”.

Ata do ta nisin udhëtimin me kapsulën Orion, që do të jetë e vendosur në majë të raketës SLS. Kabina e brendshme është e mjaftueshme për katër persona që të hanë, punojnë e të flenë gjatë misionit 10-ditësh.

Dita e parë e udhëtimit do të jetë në orbitën e Tokës, dhe nëse shkon gjithçka mirë, do të nisen drejt Hënës.

Ata do të udhëtojnë drejt zonave që s’janë parë kurrë nga Toka.

Distanca e tyre do të jetë rreth 6500-9500 kilometra mbi sipërfaqen hënore. Do t’i kenë disa orë për të studiuar dhe fotografuar Hënën.