Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga dy sulme të lidhura me njëra-tjetrën që kanë ndodhur në një shkollë dhe në një shtëpi në Kandanë perëndimore.
Shtatë persona janë vrarë në Shkollën e Mesme Tumbler Ridge, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën në një banesën aty pranë.
Autoritetet nuk kanë dhënë emrat ose moshat e tyre.
I dyshuari është gjetur gjithashtu i vdekur nga një lëndim i vetëshkaktuar, sipas zyrtarëve, duke e quar numrin e të vdekurve në dhjetë.
Autoritetet thonë se e dinë identitetin e sulmuesit, por nuk e kanë zbuluar emrin dhe gjininë e tij.
Një alarm për strehim në vend e përshkronte të dyshuarin si një "grua me fustan me flokë ngjyrë kafe".
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se ndihet "i shkatërruar" nga sulmet, teksa ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Gjermani.
Policia nuk e ka identifikuar llojin e armës së përdorur në sulm.