Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev

Lufta ne Ukraine

Foto: Associated Press

Nëntë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një valë sulmesh ruse në Ukrainë, teksa një monument i rëndësishëm fetar në kryeqytetin Kiev është përfshirë nga flakët, kanë njoftuar zyrtarët.

Katër persona janë vrarë në sulmet ndaj Kievit, ndërsa pesë punonjës shpëtimi kanë vdekur duke u përpjekur të shuanin një zjarr të shkaktuar nga një sulm në qytetin verilindor të Kharkivit, sipas zyrtarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katedralja e shekullit të 11-të është dëmtuar ndjeshëm teksa kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, e ka quajtur një "sulm brutal ndaj popullit dhe trashëgimisë sonë".

Ndërkohë, një sulm me dron ukrainas në qytetin rus të Tulës, në jug të Moskës, ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tre të tjerë, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, kanë thënë zyrtarët.

Sulmet me dron dhe raketa i vunë flakën ndërtesave dhe veturave dhe kanë lënë më shumë se 140,000 njerëz në kryeqytetin e Ukrainës pa energji elektrike, ka njoftuar kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. 

Pjesa më e madhe e Ukrainës ishte nën paralajmërime për sulme ajrore të hënën.

Sulmet në Kiev, të cilat shënjestruan disa ndërtesa banimi, kanë lënë të paktën 23 persona të plagosur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në Kharkiv.

Katedralja e Shën Mërisë është pjesë e një ansambli arkitektonik ndërtesash manastirore i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. 

"Ne do të iniciojmë urgjentisht të gjitha procedurat përkatëse brenda UNESCO-s dhe të gjithë mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme dhe adekuate ndaj këtij barbarizmi shtetëror”, ka thënë ministri i Jashtëm, ukrainas Andrii Sybiha, në një deklaratë në X. 

Kjo nuk është hera e parë që katedralja është goditur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo është shkatërruar pothuajse tërësisht, me përjashtim të kullës së saj juglindore, ka thënë UNESCO-ja në faqen e saj të internetit. 

Sulmet vijnë përpara një takimi të G7-s këtë javë në Francë, ku lufta në Ukrainë është në agjendë.

Zelensky akuzon Rusinë se “qëllimisht” ka shënjestruar vendin e UNESCO-s në Ukrainë

2 o. më parë / 15 qer 2026 13:13
Volodymyr Zelensky

Photo: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia “qëllimisht” ka shënjestruar një vend të UNESCO-s, ndërsa 11 persona janë konfirmuar të vdekur. 

Deklarata e tij ka ardhur pas një vale sulmesh ruse të hënën mbi Ukrainës, teksa nga flakët është përfshirë edhe një monument i rëndësishëm fetar.

Zelensky ka këmbëngulur se sulmi rus "qëllimisht" ka shënjestruar vendin fetar të listuar në UNESCO-ja, pavarësisht mohimeve nga Moska.

"Është konfirmuar se dy dronë rusë kanë shënjestruar qëllimisht pjesën e qytetit ku ndodhen Lavra dhe Arsenali Mystetsky”. 

Deri më tani, 35 persona raportohen të plagosur në Kiev. Në të gjithë vendin, 53 persona kanë mbetur të plagosur. 

Sulmet e reja ruse kanë ardhur në kohën kur liderët e G7-s pritet të mblidhen në Francë për takimin e radhës, në të cilin pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.