Ushtria izraelite thotë se ka nisur një valë sulmesh në të gjithë Libanin, pas një njoftimi nga kryeministri Benjamin Netanyahu se vendi i tij do të shtojë sulmet kundër Hezbollahut.
Forcat izraelite thanë se kanë kryer sulme ndaj Hezbollahut në lindje të Libanit dhe në pjesë të tjera të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHezbollahu tha se është kundërpërgjigjur duke kryer 22 sulme me dronë dhe raketa, dhe se objektivat e tij përfshinin ushtarë izraelitë, tanke, kazerma dhe ndërtesa.
Më herët këtë muaj, Libani dhe Izraeli ranë dakord të zgjasin armëpushimin 45-ditor, megjithëse ka pasur edhe sulme tjera.
Në një deklaratë me video të hënën në mbrëmje, Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë me Hezbollahun” dhe se ushtria është urdhëruar t’u “japë atyre një goditje shkatërruese”.
Netanyahu tha se ofensiva ushtarake izraelite kundër Hezbollahut “ka eliminuar mbi 600 terroristë”.
“Por ajo që kërkohet tani nga ne është të shtojmë sulmet, të rrisim intensitetin”, ka thënë ai.
Dy ministria izraelitë të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir kanë bërë thirrje për zgjerimin e fushatës ushtarake, përfshirë edhe në Beirut.
Hezbollahu tha se kishte përdor dronë dhe raketa për të sulmuar objektiva në jug të Libanit dhe në veri të Izraelit të hënën, si përgjigje ndaj asaj që e quajti shkelje të armëpushimit nga Izraeli.
Zyrtarë nga Libani dhe Izraeli, të cilët nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike, pritet të zhvillojnë negociata të tjera në Washington javën e ardhshme.
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kërkuar tërheqjen e plotë izraelite nga jugu i Libanit.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit më 16 prill, sulmet izraelite janë kufizuar kryesisht në jug të vendit, ku trupat izraelite ende qëndrojnë dhe prej nga Izraeli thotë se janë lëshuar dronë dhe raketa.